Sipas medias investigative NetBlocks, Facebook, WhatsApp dhe Youtube u bllokuan në shtetin e Senegalit, herët gjatë ditës së sotme.
Të paktën një person është vrarë në përleshjet midis policisë dhe mbështetësve të Ousmane Sonko, gjatë dy ditëve të fundit, transmeton Reuters.
Shtetasit e Senegalit kanë tubuar në protesta ditën e fundit, shkak arrestimi i inspektorit tatimor, Sonko, i cili akuzohet për përdhunim. Protestuesit pretendojnë që arrestimi i tij të jetë i motivuar politikisht.
Ndërkohë, një demonstratë nga shoqëria civile dhe partitë e opozitës ishte planifikuar përpara se të ndodhte pezullimi i mediave sociale. Sonko ndodhet nën hetim, teksa javën e kaluar i’u hoq imuniteti parlamentar.
Inspektori tatimor 46 vjeç, doli i treti me 15% të votave në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019.
Protestat shpërthyen mbi një akuzë kundër tij për përdhunim, për të cilën ai thotë se është përpjekje e qeverisë së presidentit Macky Sall për ta minuar atë.
Kanë kaluar disa vjet që kur Senegal – një nga demokracitë më të qëndrueshme të Afrikës Perëndimore – ka parë një përballje kaq të dhunshme midis protestuesve dhe autoriteteve.
Nga ana tjetër, organizata botërore e të drejtave të njeriut, Amnesty International shprehu shqetësimin e saj lidhur me arrestimet arbitrare dhe pezullimin e televizioneve.
“Ne i’u drejtohemi autoriteteve senegaleze të respektojnë lirinë e tubimit paqësor në të gjithë vendin” tha Samira Daoud, Amnesty International.
“Rrugët e Dakar ishin të qeta herët të premten, derisa më vonë protestuesit lobuan në shkëmbinjtë ndaj policisë së trazirave të cilët qëlluan me armë dhe gaz lotsjellës në përgjigje”, transmeton Reuters.
Ndërkohë, shkollat dhe dyqanet në kryeqytet u vendos të qëndrojnë të mbyllura pas plaçkitjeve dhe shkatërrimeve të tubimeve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
‘Numri 3’ i Ministrisë ruse së Mbrojtjes merret në pyetje
-
Protesta pro Gazës në Universitetin Columbia/ Trump: Sa mirë të shoh ndërhyrjen e policisë
-
Protestat pro Gazës në universitetet amerikane, në Arizona policia godet me plumba gome
-
Në ujërat greke, aty ku vendet evropiane mësojnë të luftojnë pa ndihmën amerikane
Lajmet kryesore
-
“Jam i gëzuar që do bashkëpunoj me një profesor si Mickoski – kemi program fantastik me VMRO-në”, Arben Taravari intervistë për Albanian Post
-
Strategji kombëtare kundër emigracionit, Balla: Synojmë të frenojmë kërkesat për azil
-
Në ujërat greke, aty ku vendet evropiane mësojnë të luftojnë pa ndihmën amerikane
-
E enjtja e interpelancave – Opozita kërkon sqarime nga dy ministra