Lajme

Fundi i pandemisë COVID-19 është në horizont, thotë shefi i OBSH-së


Numri i rasteve të raportuara rishtazi të COVID-19 ka rënë në mënyrë dramatike.

Kjo u konfirmua nga kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai u kërkoi kombeve të vazhdojnë përpjekjet e tyre kundër sëmundjes që ka vrarë më shumë se gjashtë milionë njerëz.

Rastet e raportuara rishtazi javën e kaluar ranë në nivelin më të ulët që nga marsi 2020, tha Tedros.

“Nëse nuk e shfrytëzojmë këtë mundësi tani, rrezikojmë të kemi më shumë variante, më shumë vdekje, më shumë përçarje dhe më shumë pasiguri”,tha ai.

Në një përpjekje për të ndihmuar vendet të bëjnë atë që është e nevojshme për të frenuar virusin, OBSH publikoi gjashtë përmbledhje politikash.

“Këto përmbledhje politikash janë një thirrje urgjente për qeveritë që të shikojnë me kujdes politikat e tyre dhe t’i forcojnë ato për COVID-19 dhe patogjenët e ardhshëm me potencial pandemik,” tha Tedros.

Ai gjithashtu u bëri thirrje vendeve që të vaksinojnë 100 për qind të grupeve të tyre me rrezik të lartë dhe të vazhdojnë testimin për virusin.

Përhapja e vaksinave dhe terapive ka ndihmuar në frenimin e ashpërsisë së sëmundjes.

OBSH paralajmëroi për mundësinë e valëve të ardhshme të virusit dhe tha se vendet duhet të mbajnë furnizime adekuate të pajisjeve mjekësore dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore