Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë regjistruar 13 raste pozitive nga COVID-19 në Kosovë.
Numri i të infektuarve vjen nga 170 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 20 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 189 persona.
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 39 persona.
Numri i personave të vaksinuar me dozën e parë arrin në 904 mijë e 222, kurse numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 824 mijë e 596.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel