Shqipëria

Përlotet Rita Ora teksa kujton ngjarjen e rëndë të abuzimit të 11-vjeçares


Në një konferencë për mediat, këngëtarja Rita Ora ka treguar se përpos festës, në koncertin e sotëm në sheshin “Skëndërbej” do të theksohen edhe problemet.

Ajo ka kujtuar ngjarjen e rëndë të përdhunimit të 11-vjeçares në Kosovë, duke vënë në dukje rëndësinë që duhet t’i jepet edukimit të fëmijëve.

“Ju kërkoj ndjesë sepse mund të jem pak emocionale në këtë mesazh që po jap duke qenë se vetëm pak kohë më përpara, ajo që ndodhi në Kosovë, një ngjarje shumë e rëndë, na bëri të kujtojmë edhe njëherë se sa e rëndësishme është që të kemi një fokus në këto çështje të rëndësishme sociale”, ka thënë këngëtarja.

Sipas saj, ka shumë rëndësi për prindërit dhe komunitetin që të punohet me këta të rinj, të punohet me fëmijët, që këto ngjarje të mos përsëriten.

Po ashtu është shprehur se dëshiron t’i dërgonte shumë dashuri dhe respekt familjes së të dhunuarës, teksa ka theksuar se detyra e saj është të mbrojë vajzat e dhunuara.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore