Një aksident ka ndodhur mesditën e 10 gushtit në Tiranë, në zonën e njohur si ish-sheshi Shqiponja, ku një ambulancë është përplasur me një automjet tjetër, duke lënduar një person si pasojë e impaktit.
Pasagjerja 66-vjeçare me inicialet K.I., e cila ndodhej brenda aumbulancës, u dëmtua lehtë dhe më pas u dërgua për në spital, ku po merr edhe ndihmën e parë dhe gjendet nën kujdesin e mjekëve.
Dy drejtuesit e automjeteve ndërkaq, E.D., 55 vjeç dhe F.K., 33 vjeç, janë shoqëruar në komisariat për të zbardhur detajet e plota të ngjarjes.
Një grup hetimor po punon po ashtu për sqarimin e rrethanave.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com