Shqipëria

Elbasan/ Vret bashkëjetuesen, policia në kërkim të autorit


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Elbasan ku një person ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e tij dhe është larguar nga forcat blu.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit kur shtetasi R.M., 37 vjeç , ka goditur me mjet prerës ( thikë), bashkëjetuesen e tij shtetasen J.E., 37 vjeçe.

37-vjeçarja nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Shërbimet e  Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore