Lajme

4 muaj burgim për shqiptarin që i ndali me armë protestuesit e dhunshëm maqedonas


Biznismeni shqiptar, Jusuf Enuzi, i cili qëlloi me armë zjarri në ajër në përpjekpje për të trembur protestuesit që ishin drejtur kah prona e tij gjatë protestave në Shkup kundër propozimit francez, është dënuar me 4 muaj burg nga Gjykata Penale e Shkupit, përcjellë Alsat M.

Gjykata Penale e Shkupit njoftoi se Enuzit i është caktuar arresti shtëpiak deri sa të bëhet i plotfuqishëm vendimi i shkallës së parë.

Enuzi, qëndroi 8 ditë në paraburgim, derisa ndaj tij ishte ngritur padi penale për “nxitje të rrezikimit të përgjithshëm”.

Pjesa që ka nxitur më së shumti debat dhe arsyeja kryesore e protestave ishte çështja e gjuhës dhe e kaluara historike, e cila është pjesë e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe si e tillë, kjo marrëveshje ishte e përfshirë dhe në propozimin francez.

Kujtojmë se të shtunën e 16 korrikut, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi propozimin francez, gjë që i hapi rrugë hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore