Në orët e para të 20 korrikut, autoritetet shqiptare kanë konstatuar një mjet lundrues (gomone) në brigjet shqiptare.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, bëhet me dije se mjeti është gjetur i djegur në bregdetin e zonës së Kurbinit, e quajtur Godull.
Dyshimet e para lidhen me një incident të regjistruar një ditë më parë me autoritetet italine të “Guardia di Finanza-s “.
Kjo e fundit, u vu pas një gomoneje me katër motorë të fuqishëm, secili me 300 kuaj fuqi, ndërsa ishte pajisur edhe me një radar tejet të kushtueshëm.
Efektivët italianë dyshuan për lëndë narkotike dhe për këtë arsye nisën ndjekjen e gomones.
Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës.
Deri tani, policia nuk ka konstatuar asnjë person apo send të kundërligjshëm.
Grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO konfirmon masat arrest në burg për 9 të arrestuar
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
Emigrantët, gjysma e BE-së kërkon të ndjekë modelin e Shqipërisë me Italinë
-
Përshtatën magazinën për kultivimin e kanabisit, pranga pronarit dhe drejtorit të OSHE-së