Shqipëria

Berisha kërkon nga SPAK arsyet pse nuk hetohet familja Basha


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi hetim për pallatin e familjes Basha duke iu adresuar organeve të drejtësisë si SPAK apo KLGJ.

Lajmi u bë i ditur nga kryedemokrati gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë.

“Pyesni pak ata të SPAK, KLGJ, pse nuk hetohen sarajet e Edi Ramës? Me oborr 5 mijë metra, të deklaruar se e ka vlerën me 2 euro, ndërkohë që aty shitet me 40 euro. Pyesni pse nuk hetohet pallati familjes Basha, për të cilën nuk ka asnjë faturë?”, theksoi ish-kryeministri.

Kjo pasi përfaqësuesit e drejtësisë janë të besuarit e partisë, shtoi Berisha. Por shpërblejnë ndërtuesin vetëm para tre javësh me 11 milionë euro, me 99 për qind të fondit limit.

Berisha nënvizoi fillimisht se vjen në parlament vetëm për qytetarët.

“Futem këtu në një parlament njerëzish të kthyer në skllevër nga kryetari i tyre. Ai iu hoqi të drejtën e votës njerëzve të tyre”, vijoi akuzat Berisha ndaj kryeministrit Rama.

Ai garantoi se do qëndrojë në kuvend për të mbrojtur pikërisht interesat e qytetarëve.

“Po kundërmon erë në mbarë Evropën. Me dosjet e krijuara do prisni 20 vite, ose do të paguani qimet e kokës për të afruar proceset gjyqësore”, ravijëzoi në përmbyllje Berisha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore