Kryeministri i Sri Lanka-s, Ranil Wickremesinghe u emërua në detyrën e presidentit pasi Gotabaya Rajapaksa u arratis jashtë shtetit.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Al Arabiya”, duke cituar kryetarin e parlamentit.
“Për shkak të mungesës së tij nga vendi, Presidenti Rajapaksa më tha se ai ka emëruar kryeministrin për të vepruar si president në përputhje me kushtetutën”, deklaroi Mahinda Yapa Abeywardana në një deklaratë të shkurtër televizive.
Sri Lanka e goditur nga kriza shpalli një gjendje të pacaktuar të jashtëzakonshme mbarëkombëtare të mërkurën, disa orë pasi presidenti Gotabaya Rajapaksa u largua nga vendi, tha zyra e kryeministrit.
“Meqenëse presidenti është jashtë vendit, është shpallur një emergjencë për t’u marrë me situatën në vend”, tha për AFP-në Dinouk Colombage, zëdhënës i kryeministrit Ranil Wickremesinghe.
Policia shtoi se ata po vendosin gjithashtu një shtetrrethim të pacaktuar në të gjithë Provincën Perëndimore, e cila përfshin kryeqytetin Colombo.
Kjo, për të përmbajtur protestat në rritje pasi Rajapaksa fluturoi në Maldive me një avion ushtarak.
Mijëra demonstrues kishin sulmuar zyrën e kryeministrit, duke bërë që policia të përdorte gaz lotsjellës për t’i penguar ata të pushtonin kompleksin
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Historiania ruse Irina Scherbakowa: Putin? Ne vazhdojmë ta nënvlerësojmë atë – Nuk e përjashtoj më bombën atomike
-
Gërvalla ia ngatërron emrin Kadaresë, e quan “Ismael”
-
Lajçaku synon t’i bind Bislimin e Petkoviçin të ndërmarrin “hapa konkretë” drejt implementimit të marrëveshjes
-
SHBA, epidemi vetëvrasjesh mes Navy Seals
Lajmet kryesore
-
NYT: Kadare – i vetëm – e vendosi Shqipërinë në hartën e letërsisë botërore
-
Sezoni turistik, nis patrullimi i përbashkët rrugor mes Shqipërisë dhe Kosovës
-
Historiania ruse Irina Scherbakowa: Putin? Ne vazhdojmë ta nënvlerësojmë atë – Nuk e përjashtoj më bombën atomike
-
Gjenerali i ushtrisë së shkronjave