Në ditën e Kurban Bajramit Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka pritur, siç ndodhë tradicionalisht, mysafirë të profilit të lartë nga politika, diplomacia dhe krerët e feve të tjera në Kosovë.
Përveç urimeve të zakonshme dhe mesazheve të paqes që jepen për Bajram, Tërnava ka gëzuar besimtarët myslimanë duke u thënë se xhamia e madhe në Prishtinë do të ndërtohet në diçka më shumë se 1 vit.
“Brenda 400 ditësh përfundon ndërtimi i xhamisë së madhe|”, ka deklaruar ai.
Deklarimi i myftiut erdhi në takimin me shefin e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Micheel Davenport, pasi u pyet nga ambasadori “se si po qëndrojnë me ndërtimin e xhamisë së madhe”.
Xhamia e madhe pritet të ndërtohet afër objektit kryesor të Telekomit në Prishtinë.
Lutje për vaksinim
Tërnava ka pritur në takim edhe ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifin, i cili ka kërkuar që në këtë ditë feste të jepet mesazhi për vaksinim sa më të madh të qytetarëve.
“Bëjmë thirrje për gjithë besimtarët që të ruhen dhe të mos ekspozohen. Tashmë e kemi edhe vaksinën e katërt”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Çitaku: Kuvendi duhet të shpërndahet gjatë muajit maj – të hapet rruga për zgjedhjeve të parakohshme
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Ushtria izraelite bombardon një shtëpi në Rafah, vdesin 2 persona
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri