Lajme

Abazoviç në telash, marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe mund t’ia shkundë qeverinë


Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në takim me klerët e Kishës Ortodokse Serbe

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, e ka futur në rend të ditës për seancën e të premtes edhe diskutimin për Marrëveshjen Themeltare me Kishën Ortodokse Serbe.

Një gjë e tillë ka shpalosur çarje të mëdha brenda kabinitetit qeveritar, dhe ka potencial për t’u bërë mospajtimi final.

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, në anën tjetër ka dhënë vërejtjet e tij në lidhje me Marrëveshjen Themeltare, dhe ka bërë thirrje të mos ngutet trajtimi i saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore