Pas kampionëve të Superligës së Kosovës, Ballkanit, të cilët mbrëmë barazuan me rezultat 1:1 kundër skuadrën lituaneze, Zhalgiris në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve, sot, Drita do të marrë pjesë në garat evropiane.
Drita e drejtuar nga Ardian Nuhiu do të luajë si mysafire në Finlandë kundër skuadrës Inter Turku në raundin e parë në Ligën e Konferencës.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Veritas” nga ora 17:00.
Skuadra nga Gjilani janë shprehur optimistë për një rezultat pozitiv në këtë ndeshje.
Kapiteni i skuadrës Ardian Limani, është shprehur se të gjithë futbollistët e Dritës, janë të gatshëm të japin maksimumin për të fituar.
Limani po ashtu ka thënë se e kanë analizuar kundërshtarin, skuadër e cila aplikon futboll modern.
Ndërkaq, trajneri Nuhiu, ndeshjen e ka vlerësuar si shumë të vështirë, pasi mendon se Inter Turku ka një skuadër cilësore.
Megjithatë, trajneri beson se skuadra e tij do të bëjë paraqitje të mirë, pasi tashmë ka krijuar një përvojë edhe në arenën evropiane.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com