Historia e pabesueshme me një fund të lumtur nis pak javë më parë, kur një 47-vjeçar u shtrua në spitalin e Torinos pas një ataku kardiak të ventrikulit të majtë.
Pas trajtimeve të para, pacienti u transferua me urgjencë në repartin e kujdesit intensiv.
Doktoresha Anna Trompeo, mbas operacionit kardiak, njoftoi të afërmit se “kushtet janë kritike dhe se është i nevojshëm një transplant i zemrës”.
Gjithçka e mbante në jetë ishin makineri të sofistikuara, që siguronin oksigjenimin ekstrakorporal të gjakut.
Kështu pacienti futet në listë, por nuk dihet se kur do të ishte e mundur të gjendej një zemër e përputhshme.
Përballë këtij fakti, burri nga Cuneos kërkon të realizojë ëndrrën e tij: të martohet me partneren 42-vjeçare.
Mjekët ranë dakord dhe martesa u realizua nga nëpunësja e gjendjes civile e Bashkisë së Torinos në repartin e terapisë intensive të kardiokirurgjisë të spitalit “Molinette” në Torino.
Shumë emocione në kushte kritike: infermieret ia kishin dalë të krijonin buqetën e nuses nga fluturat dhe tubat e gjakut.
Ndërsa në vend të luleve dhe piedestalit martesor, çiftin e rrethonin balona të kuqe dhe zemra të ndriçuara nga drita e diafanoskopit ngjitur me shtratin.
Pas “po”-së mes çiftit, ndodh mrekullia
Po atë mbrëmje, nga Qendra Kombëtare e Transplantit mbërrin raporti mjekësor për një donator të përputhshëm, zemra e të cilit gjendej në Napoli.
Me një fluturim urgjent, zemra mbërrin në Torino 12 orë pas “po-së fatale”.
Operacioni i suksesshëm zgjat 7 orë dhe, pas tij, zemra nis të rrahë normalisht.
Pas disa ditësh, ai u transferua në repartin koronar të kardiologjisë universitare (drejtuar nga profesor Gaetano Maria De Ferrari) dhe tani ndodhet në repartin e kardiokirurgjisë për të vazhduar trajtimin.
“Është një lajm i bukur i dyfishtë me një fund të lumtur për çiftin”, deklaroi drejtuesi i përgjithshëm i Qytetit të Shëndetit të Torinos, Giovanni La Valle.
Në përmbyllje, ai uroi se, “Qoftë për këtë familje të re fillimi i një jete të lumtur së bashku!”.
Marrë nga Corriere della Sera, përshtatur për Albanian Post!
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Grubi: S’votova për zgjedhje presidenciale, s’dua ta legjitimoj një presidente që është kundër UÇK-së dhe fqinjësisë së mirë me Kosovën
-
Pallati luksoz i Putinit në Detin e Zi – Dhoma e striptizmit kthehet në Kishë
-
Vuçiçi mbështet pretendimet e Kinës mbi Tajvanin
-
I dënuar për trafik droge, Prokuroria e Durrësit sekuestron pasuritë e Saimir Gjepalit
Lajmet kryesore
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut: Vendvotimet u hapën në kohë – nuk raportohet për parregullsi
-
Qendrat italiane në Shqipëri, Medihospes fiton kontratën e 133 milionë eurove
-
Gjenerali ukrainas Skibitsky: Tani nuk mund të fitojmë, kështu që Evropa është në rrezik
-
Durmishi arrin në Speciale për intervistim, nënshkroi “kontrata të dyshimta” për rrugën Prishtinë – Podujevë