Një tjetër qytet lindor në Ukrainë ka rënë.
Bëhet fjalë për Lysychansk-un dhe këtë gjë e kanë konfirmuar vetë autoritetet ukrainase.
“Pas luftimeve të ashpra për Lysychanskun, mbrojtja e Ukrainës është tërhequr nga zonan e okupuara”, ka deklaruar një zyrtar i Ushtrisë së Kievit.
Më herët, ishte ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ai i cili deklaroi se trupat e tij e kishin kapur jo vetëm qytetin, por gjithë rajonin e Luhanskut.
E gjitha manovra ukrainase, sipas pretendimeve të palës, është bërë për të mbrojtur jetët e ushtarëve, duke qenë se disfavori në numra dhe armatime ishte i madh.
Vetë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pati bërë thirrje për tërheqjen e trupave, në mënyrë që jetët e tyre të mos cenohen.
Në Lysychanks, mendohet se të pranishëm kanë qenë edhe forcat çeçene të Ramzan Kadyrov, i cili pati postuar një video nga qendra e qytetit në rrjetin e tij Telegram.
Nga ana tjetër, luftime të ashpra po zhvillohen edhe në Slovyansk, qytet i cili gjendet në zonën e Donetskut. Së bashku me Luhanskun, ky rajon formon zonën industriale të njohur si Donbass.
Pikërisht pjesa lindore e Ukrainës, është kthyer në kryefjalën e luftës, duke qenë se forcat ruse janë përqendruar më së shumti aty në luftime.
Marrja e gjithë rajonit ka qenë objekt parësor i taktikës, duke qenë se Vladimir Putin, vetëm pak ditë përpara se të niste agresionin rus në Ukrainë, i njohu të dy rajonet, si rajone autonome brenda territorit të Ukrainës.
Influenca ruse është e madhe aty, duke parë se ndër vite janë shpërndarë nga Moska mijëra pasaporta, duke shpërndarë edhe pensione për banorët e zonës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rishfaqet qyteti shekullor teksa diga e Filipineve thahet gjatë valës së të nxehtit
-
Të ardhurat e Apple bien më pak nga sa pritej, pavarësisht fillimit të vështirë të vitit
-
14 ditët e fundit të regjistrimit të popullsisë – 1 milionë qytetarë u regjistruan
-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA