Rusët ka të ngjarë të vendosin kontrollin mbi territorin e rajonit të Luhansk-ut në ditët në vijim.
Lajmi u bë i ditur nga Instituti Amerikan për Studimin e Luftës (ISW).
Rusët ka të ngjarë t’i japin përparësi sulmeve kundër pozicioneve ukrainase në Siversk përpara se të kthehen në Sloviansk dhe Bakhmut.
Tërheqja e trupave ukrainase në Siversk do të lejojë forcat ukrainase të zvogëlojnë rrezikun e rrethimit të menjëhershëm.
Ato mund të vazhdojnë tërheqjen e tyre me beteja në kufirin pranë rrugës E40 nga Sloviansk-u në Bakhmut.
Trupat ukrainase ka të ngjarë të kërcënojnë linjat tokësore ruse të komunikimit (GLOC) nga Belgorod-i në rajonin jugor të Kharkiv-it.
Kjo, me ndihmën e artilerisë së siguruar nga perëndimi.
Siç shkruan ISW-ja, kundërsulmet e Ukrainës dhe aktiviteti gueril vazhdojnë t’i detyrojnë trupat ruse t’i japin përparësi operacioneve mbrojtëse përgjatë boshtit jugor.
Siç raportohet nga Garda Kombëtare ukrainase, që nga 2 korriku, beteja të ashpra po zhvillohen pranë Lysychansk-ut, por qyteti nuk është i rrethuar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri
-
Digjitalizimi i FSHF/ Duka takim pune me ekspertë nga Federata e Futbollit të Arabisë Saudite
-
Hovenier viziton në Leposaviq ushtarët amerikanë të KFOR-it
-
Varshava do të shpenzojë 2.3 miliardë për të forcuar kufirin e saj me Ukrainën
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Varshava do të shpenzojë 2.3 miliardë për të forcuar kufirin e saj me Ukrainën
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri