Kryetari i Prizrenit, Shaqir Tojaj, ka thënë se është kërcënuar nga kryetari i Nismës në këtë komunë dhe ish-zëvendësministri i MPB-së, Zafir Berisha.
“Viktima ka raportuar rastin ne polici se ka qenë i kanosur përmes telefonit nga i dyshuari Z.B për tre ditë. Pas pranimit të informatës viktima është intervistuar lidhur me këtë rast, është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka dhënë urdhër që të intervistohet i dyshuari ne cilësinë e të dyshuarit”, tha Bersha për Albanian Post.
Ai ka theksuar se hetuesit nga Sektori i Hetimeve Rajonale e ka shoqëruar te dyshuarin, cili është intervistuar dhe pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.
“Në konsultim me Prokurorin Kujdestar, iniciohet rasti kanosje”, tha Gashi.
Berisha shtoi se rasti është duke u hetuar nga njësiti Hetimeve rajonale ne Prizren.
Më 8 qershor, ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Social Demokrate, Zafir Berisha, ishte arrestuar pasi dyshohet se i ka sulmuar zyrtarët policor në Prizren.
Berisha ishte deputet i Kuvendit të Kosovës për gjashtë mandate dhe koordinatori nacional për siguri kibernetike.
Ai ishte edhe kandidat për kryetar të Prizrenit nga radhët e NISMË-s. Po ashtu Berisha, ishte këshilltar komunal.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kristi Noem, zëvendësja e mundshme e Trump: Kam vrarë qenin tim, e urreva, ishte i padisiplinuar
-
Maqedonci takon homologun hungarez, flasin për sulmin në Veri dhe sigurinë në Ballkan
-
Nga Suedia në Mbretërinë e Bashkuar, një valë arrestimesh zbulon praninë e një rrjeti spiunësh kinezë në Evropë
-
Sadaf Baghbani: Kam 150 fishekë në trup, mendova se askush nuk do të më dojë më