Shqipëria

Berisha nga Kuvendi: Më 7 korrik ftoj qytetarët në protestë


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga oborri i Kuvendit të Shqipërisë, të enjten e 23 qershorit bëri thirrje për protestë më 7 korrik.

Berisha ftoi gjithë qytetarët shqiptarë për të marrë pjesë në “protestën madhështorë” në orën 19:00.

I pyetur nëse Lëvizja Socialiste për Integrim do t’i bashkohet kësaj proteste, kreu i bluve u shpreh i qartë: “Është e hapur për të gjithë”.

“Do të protestohet ndaj qeverisë, Parlamentit. Mund të them se me vendosjen e monizmit, kushtetutshmëria e kësaj qeverie ka rënë”, u shpreh Berisha para gazetarëve.

Sipas tij një grup ekspertësh po punon për stemën.

“Kjo nuk është një protestë vetëm e PD-së. Është një protestë e shoqërisë civile”, vijoi ai.

Ai e mbylli fjalën me një mesazh për kryeministrin e vendit: “Rama nuk është larguar, por do të largohet”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore