Media sociale, Facebook, ka nisur një fushatë përmes së cilës u shpjegon përdoruesve se si bizneset e vogla varen nga reklamat e personalizuara.
Agjensia e lajmeve, Reuters, shkruan se fushata e Facebook-ut vjen përpara planeve të Apple-it për nxitjen e përdoruesve të iPhone-it lidhur me lejimin e aplikacioneve për të përdorur të dhënat e tyre për reklama.
E quajtur “Ide të Mira Meritojnë të Gjenden”, fushata nxjerr në pah disa reklamues, të cilët kanë rritur bizneset e tyre në Facebook dhe Instagram.
Sipas Reuters, kjo përpjekje e platformës për të bindur përdoruesit vjen pas një periudhe të vështirë të Facebook-ut që është përballur me një sërë procesesh gjyqësore antitruste të ngritura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka akuzuar Apple-in për sjellje antikonkurruese në kontrollin e ushtruar prej tij në dyqanin e apikacioneve, App Store, për të kufizuar mbledhjen e të dhënave të përdoruesve nga zhvilluesit e aplikacioneve prej aplikacioneve të tjera.
Në bazë të një burimi, Reuters ka mësuar se shpenzimet e fushatës së Facebook-ut për reklamat llogariten të jenë miliona dollarëshe. Kjo pasi ekziston një tarifë kundrejt bizneseve që dëshirojnë t’i shesin produktet e tyre direkt në platformë.
Nga ana tjetër, Facebook-u ka deklaruar se kjo tarifë do të hiqet brenda muajit qershor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kearns kërkon të publikohen të gjeturat e sulmit në Banjë, kërkon që Kosovës mos t’i bëhet presion për Asociacionin
-
Gjykata Evropiane vendos: EncroChat dhe SkyECC nuk cilësohen prova
-
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro – SPAK shkatërron bazën me 10 mijë raste mashtrimi në Tiranë
-
Kryeziu tenton t’ia “ilustrojë” Stanos “de-përshkallëzimin” në veri: Prandaj, masat duhet të hiqen