Lajme

Besova se e kishim përnjëmend


Shpend Ahmeti dhe Albin Kurti dikur

Shkrim nga ish-anëtari i Vetëvendosjes dhe ish-kryetari i Prishtinës, për kohën sa ishte bashkë me Albin Kurtin në parti.

Besova se e kishim përnjëmend!

Besoja se me të vërtetë nuk duhej takuar Vuçiçi pa kërkuar falje!

Besoja se duhet gjuajtur me vezë ata që takoheshin edhe pse nuk isha dakord me sulmin!

Besoja se privatizimi në formën e bërë duhej ndalur!

Besoja se të gjithë po vjedhin dhe se duhet ndalur me çdo kusht!

Edhe pse shkoja në lojë të Kosovës besoja se edhe aktivistët kanë të drejtë të më kqyrin me dyshime sepse ata e donin vetëm një kombëtare – atë të vërtetën shqiptare. Shkoja me ndjenjë faji!

Edhe pse dëshiroja të gjithë të shkonim në paradë për barazi, pranoja të isha i vetëm i deleguar sepse besoja se duhet të fitojmë njëherë dhe pastaj nga qeveria do luftonim për barazi!

Besoja se duhej të ndërprenim mbledhjet e

Kuvendit me çdo kusht për të shpëtuar tokë!

Besoja se nuk do kishte xhipa e bodigarda më!

Besoja se në -15 duhet qëndruar në kufi dhe net në burg vetëm për të ndaluar mallrat serbe!

Bëhesha edhe nacionalist duke besuar se ditë më të mira për Kosovën po vijnë!

Kam bërë kompromise me parimet e mia bazë sepse isha pjesë e një grupi të drejtë që e kishte përnime dhe kur shumica ishte për – mbase unë e kisha gabim për ca çështje!

Besoja se të gjithë jemi të barabartë!

Edhe pse isha dhe edhe sot jam i majtë dhe

doja dhe dua barazi,

barazi te grave me burrat,

barazi të grupeve të margjinalizuara me shumicën, barazi për LGBTQI

barazi për çdo njeri,

doja dhe dua mirëqenie për të gjithë,

që shteti t’i mbron të varfrit,

që shteti të zhvillohet,

që fqinjët tanë të jenë mirë,

që korrupsioni të luftohet,

që hajnia të ndalet

prapë isha në dyshim mos kisha gabuar dikund.

Mbase edhe po!

Por tash jam në dilemë cili ka qenë gabimi!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore