Ministri i Financave në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), Fatmir Besimi, zhvilloi një takim gjatë ditës së enjte, më 25 shkurt, me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të Bashkimitt Evropian (BE), Oliver Varhelyi. Ku diskutuan për Planin Ekonomik dhe për krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal.
Besimi deklaroi se në kuadër të planit ekonomik investues të BE-së, RMV-ja do të aplikojë për mbështetje teknike dhe grante në projekte infrastrukturore.
“Të udhëhequr nga Plani ekonomik investues i BE-së, e rishikuam listën e vetme të projekteve duke vendosur prioritete ndërmjet projekteve kryesore infrastrukturore”.
Në qendër të projekteve infrastrukturore, Besimi përmendi financimin për aksin hekurudhor të korridorit të tetë, Kriva Pallankë-Deve Bair.
Plani ekonomik investues i BE-së ka një grant prej 9 miliardë euro-ve për vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu pritet që këto investime të arrijnë vlerën prej 20 miliardë euro-ve investime të tjera shtesë.
Sipas këtij plani ekonomik, BE-ja mundëson rimëkëmbjen nga kriza të vendeve në Ballkanin Perëndimor.
Ministri theksoi faktin se RMV-ja është e përkushtuar të shfrytëzojë fondet e Instrumentit për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA). Duke shfrytëzuar projektet IPA në të mirë të vendit.
Përsa i përket krijimit të Tregut Rajonal të Përbashkët, Besimi tha se kjo do të rrisë ekonominë e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Dhe kjo do të jetë një rrugë drejt tregut të përbashkët të BE-së.
Të dyja palët theksuan rëndësinë e integrimit të vendeve të Ballkanit në BE. Këto vendeve kanë një rëndësi të veçante për stabilititein dhe sigurinë në Evropë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Europapa apo Baby Lasagna? – Garuesit për t’u pasur kujdes në Eurovision 2024
-
Kurti në Kongresin e socialistëve evropianë: Qëndrojmë në mbrojtje të demokracisë përballë autokratëve
-
Universitetet izraelite nuk mund t’u mësojnë hebrenjve amerikanë as gjënë themelore për të drejtat dhe lirinë e njeriut
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës