Lajme

BE-ja miraton një portë të vetme të karikimit për pajisjet elektronike


Apple do të duhet të ndryshojë karikuesin e iPhone-ve të shitur në Evropë deri në vitin 2024.

Kjo, pasi këtë të martë vendet e BE-së dhe ligjvënësit ranë dakord për një portë të vetëm karikimi për të gjithë telefonat celularë, tabletët dhe kamerat.

Ndërhyrja politike, për të cilën Komisioni Evropian tha se do t’ua lehtësonte jetën konsumatorëve dhe do t’u kursente para, erdhi pasi kompanitë nuk arritën të arrinin një zgjidhje të përbashkët.

Brukseli ka bërë presion për një portë të vetëm karikimi celular për më shumë se një dekadë, të nxitur nga ankesat e përdoruesve të iPhone dhe Android se duhet të kalojnë në karikues të ndryshëm për pajisjet e tyre.

Kabllo Lightning për iPhone

iPhonët karikohen nga një kabllo e quajtuar Lightning, ndërsa pajisjet me bazë Android përdorin fisho USB-C.

“Deri në vjeshtën e vitit 2024, USB Type-C do të bëhet fishoja e zakonshme e karikimit për të gjithë telefonat celularë, tabletët dhe kamerat në BE”,  njoftoi Parlamenti Evropian.

Shefi i industrisë së BE-së, Thierry Breton, tha se marrëveshja do të kursente rreth 250 milionë euro për konsumatorët.

“Do të lejojë gjithashtu teknologjitë e reja si karikimi wireless të shfaqen dhe të maturohen pa lënë inovacionin të bëhet një burim i fragmentimit të tregut dhe shqetësimit të konsumatorëve”, tha ai.

USB Type-C

Apple, e cila ka paralajmëruar se propozimi do të dëmtonte inovacionin dhe do të krijonte një mal me mbeturina elektronike, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Fakti që marrëveshja mbulon gjithashtu lexuesit elektronikë, kufjet dhe teknologjitë e tjera do të ndikojë te kompanitë e mëdha, si: Samsung, Huawei dhe prodhues të tjerë të pajisjeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore