Kosova

Rikthehet Panairi i Librit në Prishtinë


Moment n^ një nga edicionet e panairit të Librit në Prishtinë

Nga e marta e 7 qershorit e deri më 12 qershor, në Prishtinë do të hapet Panairi i Librit.

Pas dy vitesh ndalim, për shkak të pandemisë, ky event rikthehet në kryeqytetin e Kosovës, si çdo herë në Pallatin e Rinisë, nën organizimin e Shoqatës së Botuesëve.

Edicioni i 22-të i panairit do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga ora 9:00 deri në ora 20:00 dhe hyrja për vizitorë do të jetë pa pagesë.

Aty do të marrin pjesë 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora, ku do të jenë rreth dy mijë tituj të rinj.

Kështu, ky panair do të vijë pas dy vjetësh mungesë, për shkak të gjendjes së atëhershme me pandeminë COVID-19.

Tradicionalisht, Panairi i Librit në Prishtinë është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës.

Panairi i Librit i Prishtinës, krahas atij të Tiranës është panairi më i madh i librit shqip.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore