Pronari që tërhiqte zvarrë kafshën e tij shtëpiake, ngjarje e publikuar më parë në media sociale është arrestuar gjatë ditës së sotme.
Shtetasi me iniciale F.H. 64 vjeç, ishte konstatuar duke ngarë motoçikletën me qenin e lidhur pas saj, çka shkaktoi dhe ngordhjen e kafshës së gjorë.
Ndërkohë, disa qytetarë të ndodhur në vendngjarje, nxituan duke e fotografuar atë dhe publikuan menjëherë ndodhinë në media sociale.
Policia e Shtetit njoftoi se, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, se 64 vjeçari banues në Zhamë, Lushnjë është identifikuar dhe shoqëruar tashmë në ambientet e Policisë, bashkë me motomjetin e tij.
Ndaj personit rëndon akuza e “Keqtrajtimit të Kafshëve”. Materialet, kaluan pranë Prokurorisë së Gjykatës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
8 orët e ankthit të Erion Veliajt në SPAK
-
Amnistia Penale, PD kërkesë për interpelancë urgjente me ministrin e Drejtësisë
-
Kampet pro-palestineze, Policia arreston qindra studentë të universiteteve amerikane
-
Sela për Taravarin: Nga politika po largohet jo si një politikan në shërbim të kauzës shqiptare, por si shërbyes deri në frymën e fundit të kauzës së Micksoki-t