Udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE) do të takohen të hënën, për të deklaruar mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës, duke e ndihmuar këtë të shmangë sulmin e Rusisë.
Mirëpo, bisedimet do të errësohen nga dështimi i tyre për të rënë dakord për një paketë të re sanksionesh kundër Moskës.
Gjatë dy ditëve, liderët e bllokut 27-vendesh do të diskutojnë mënyrën më të mirë për ta ndihmuar Ukrainën katër muaj pas pushtimit të Rusisë dhe si të merren me pasojat e konfliktit: çmimet e larta të energjisë, mungesa ushqimore dhe nevojat e mbrojtjes së BE-së.
Por projekt-konkluzionet e takimit, të parë nga agjencia mediatike Reuters dhe të përcjella nga Albanian Post, treguan se, ndërsa BE-ja do të jetë bujare me mbështetjen verbale për qeverinë në Kiev, do të bëjë pak sa u përket vendimeve të reja për ndonjë nga temat kryesore.
“Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, ne pamë se çfarë mund të ndodhë kur Evropa të qëndrojë e bashkuar. Me sytë nga samiti, le të shpresojmë që të vazhdojë kështu. Por, tashmë, ka filluar të shkërmoqet dhe të shembet përsëri”, tha ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck.
Pavarësisht përpjekjeve që nga fillimi i majit, qeveritë e BE-së nuk mund të bien dakord për paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës, sepse një nga elementët – një embargo për blerjen e naftës ruse – nuk është i pranueshëm për Hungarinë dhe një problem i madh për Sllovakinë dhe Republikën Çeke.
Elementë të tjerë, të tillë si shkëputja e kompanisë më të madhe të shërbimeve financiare në Rusi “Sberbank” nga sistemi i mesazheve SWIFT, ndalimi i transmetuesve rusë nga BE dhe shtimi i më shumë njerëzve në listën e të sanksionuarve, janë të gjitha të penguara nga mungesa e marrëveshjes për ndalimin e naftës.
Draft-përfundimet e samitit treguan se udhëheqësit e BE-së do të mbështesin krijimin e një fondi ndërkombëtar për të rindërtuar Ukrainën pas luftës dhe duan të shqyrtojnë mundësinë e konfiskimit të aseteve të ngrira ruse për këtë qëllim.
Por, formulimi i kujdesshëm është i qëllimshëm, sepse çështja është ligjërisht e vështirë, thanë zyrtarët.
Udhëheqësit do të zotohen të përshpejtojnë punën për të ndihmuar Ukrainën të lëvizë grurin e saj jashtë vendit te blerësit globalë nëpërmjet hekurudhave dhe kamionëve, pasi marina ruse po bllokon rrugët e zakonshme detare.
Gjithashtu vendet e unionit do të ndërmarrin hapa për t’u bërë sa më shpejt të pavarur nga energjia ruse.
Drafti tregoi se liderët janë gati të eksplorojnë mënyra për të frenuar rritjen e çmimeve të energjisë, duke përfshirë fizibilitetin e futjes së kufijve të përkohshëm të çmimeve, për të shkurtuar burokracinë në përhapjen e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe për të investuar në lidhjen e rrjeteve kombëtare të energjisë përtej kufijve për të ndihmuar më mirë njëri-tjetrin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut: Vendvotimet u hapën në kohë – nuk raportohet për asnjë parregullsi
-
Gjashtë persona të lënduar nga aksidenti në Prishtinë
-
Pasi pranoi efektet anësore, AstraZeneca tërheq vaksinat kundër COVID-19
-
Gjenerali ukrainas Skibitsky: Tani nuk mund të fitojmë, kështu që Evropa është në rrezik
Lajmet kryesore
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut: Vendvotimet u hapën në kohë – nuk raportohet për asnjë parregullsi
-
Ligji i ri i tatimeve për profesionet e lira është i drejtë, sipas FMN
-
Gjenerali ukrainas Skibitsky: Tani nuk mund të fitojmë, kështu që Evropa është në rrezik
-
30% e shqiptarëve jetojnë në kushte të vështira