Shqipëria

Zbulohen 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së PD-së


Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zgjodhi të shtunën e 28 majit, 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së PD-së.

Belind Këlliçi ishte anëtari më i votuar me 192 vota në total.

Pas tij renditej Flamur Noka me 166 votëbesime.

Anëtarët e tjerë në radhët e burrave ishin: Oerd Bylykbashi me 148 vota; Ervin Minarolli 137 vota; Luciano Boci 128 vota; Agron Shehaj 123 vota; Luan Baci 121 vota; Grigels Muçollari 116 vota dhe Gent Strazimiri 100 vota.

Listën e Kryesisë së re të demokratëve e përmbyllnin Enno Bozdo me 96 vota, Keltis Kruja 91 vota, Arben Ristani 90 vota, Aldo Bumçi 89 vota dhe Florion Mima me 88 votëbesime.

Sipas komisionit, nga 227 fletë votimi të numëruara, gjashtë ishin pjesërisht të pavlefshme, ndërsa dy ishin tërësisht të pavlefshme.

Në radhët e zonjave demokrate, Kryesia do të ketë në përbërje emra si Ina Zhupa, apo rikthimin e Jozefina Topallit dhe Edith Harxhit.

Më e votuara mes tyre ishte Fatbardha Kadiu me 148 votëbesime.

Pas saj renditeshin: Ina Zhupa 126 vota; Jozefina Topalli 118 vota; Edith Harxhi 85 vota; Mimoza Hajdarmataj 78 vota dhe Eleina Qirici 75 votëbesime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore