Abdixhiku: Aplikimi i Kosovës në KE hap i domosdoshëm – LDK i ka nisur letër Presidentit të EPP, Donald Tusk
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është hap i domosdoshëm për shtetin tonë dhe integrimin e synuar drejt familjes euroatlantike.
“Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbështesë këtë proces në të gjitha kapacitetet e saj politike”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Ai ka theksuar se si anëtarë të EPP-së, “ne do të shfrytëzojmë të gjitha kanalet komunikuese tona në këtë drejtim”.
“Prandaj sot, menjëherë pas aplikimit zyrtar, kam nisur një letër në drejtim të Presidentit të EPP z. Donald Tusk. Në këtë letër kam kërkuar mbështetjen e parezervë të familjes sonë evropiane për aplikimin e Kosovës; mbështetje e domosdoshme në Komitetin e Ministrave e në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës – aty ku deputetët e EPP-së përbëjnë grupin më të madh politik sot”.
Kreu i LDK-së ka potencuar se “këtë mesazh do ta përcjellë edhe nga afër në Kongresin e radhës së EPP-së që do të mbahet këtë muaj në Rotterdam”.
“Aty unë dhe LDK do të kemi rastin e adresimit me fjalë e të takimeve me udhëheqës shtetëror e liderë të partive anëtare të EPP-së nga e gjithë Evropa. LDK beson se anëtarësimi ynë në Këshill të Evropës forcon demokracinë tonë, siç dhe ndikon në stabilitetin rajonal për gjithë Ballkanin Perëndimor”.
Këshilli i Evropës ka konfirmuar se aplikimi i qeverisë së Kosovës, përmes kryediplomates Donika Gërvalla, është marrë.
“Mund të konfirmojmë se aplikimi për anëtarësim është marrë”, shkruan fillimisht Dushan Vojnoviç për Albanian Post.
Njoftimin se Kosova zyrtarisht ka dorëzuar aplikimin në Këshillin e Evropës fillimisht e dha ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Avokati i Popullit kërkon angazhim nga institucionet për ta përmirësuar situatën e punëtorëve
-
Premtimi i Kurtit për Kodin Civil “shpresa e fundit” për t’i shpëtuar presionit për Asociacionin
-
Astrazeneca në gjykatë: Vaksina jonë mund të shkaktojë një efekt anësor shumë të rrallë
-
Bakoyannis e cilëson “akt trimërie” propozimin për korrigjimin e kufijve: Kjo presupozon ekzistencën e dy shteteve
Lajmet kryesore
-
Në 6-mujorin e dytë norma e inflacionit mbeti mbi nivelin e synuar të BSH-së
-
Reforma Zgjedhore, Klosi: Besoj se Parlamenti do të ketë vullnetin për të realizuar disa problematika
-
Gjeorgjia në revoltë kundër qeverisë pro-ruse, turma kërkon demokraci
-
Premtimi i Kurtit për Kodin Civil “shpresa e fundit” për t’i shpëtuar presionit për Asociacionin