Shqipëria

Ekspedita në Valbonë/ Nxirret nga humnera trupi i pajetë i turistit gjerman


Për dy turistë gjermanë, pushimet janë kthyer në tragjedi, pasi një prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Kjo ka ngjarë pasi ata kanë rënë në një greminë në Theth.

Fillimisht lajmi u bë i ditur nga Policia e Kukësit, e cila raportoi se pas një telefonate nga të dëmtuarit u nisën në ndihmë të tyre shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë dhe shërbimet e DVP Shkodër.

Sakaq, nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë është bërë e mundur nxjerrja nga humnera e trupit të pajetë të shtetasit me iniciale D.J.

Pas disa orësh kërkime, ata kanë bërë të mundur gjetjen e turistëve, në vendin e quajtur “Qafë Valbonë”.

Ndërkohë, ka mbetur e plagosur shtetasja gjermane M. S., 29 vjeçe.

Kjo e fundit po eksploronte zonën e Valbonës, së bashku me shtetasin D. J., 30 vjeç, i cili duke u ngjitur në një shkëmb të thepisur, me dëborë, ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë.

Aktualisht 29-vjeçarja është dërguar në spitalin e Bajram Currit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore