Asnjë humbje jete nuk është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Shqipëri, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 28 qytetarë.
Që prej fillimit të muajit mars, rastet dhe humbjet e jetës nga Coronavirus-i kanë parë rënie.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, 114 qytetarë janë shëruar. Ndërsa, në spitalin “COVID3” po marrin trajtim pesë pacientë.
Sakaq, nga 1 mijë e 86 testime, kanë rezultuar 16 raste në Tiranë, nga dy në Patos, Lushnje, Mallakastër, Sarandë, Gramsh dhe nga një 1 në Vlorë, Dimal.
Në total, janë në gjithë Shqipërinë 336 raste aktive. Vdekjet nga pandemia janë 3 mijë e 496, që prej fillimit, dy vjet më parë.
Kujtojmë se gjatë kësaj dite u hoqën të gjitha kufizimet nga COVID-19.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Forcat izraelite thonë se kanë nën kontroll anën lindore të Gazës, në kalimin Rafah
-
Meta mbledh Kryesinë e PL-së, merr zotim të çlirojë administratën nga korrupsioni dhe nepotizmi
-
Aksioni policor në Tepelenë zbulon shtëpinë e barit me mbi 230 rrënjë kanabis, shoqërohen 4 persona
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
Lajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet