Sulmet ndaj civilëve në Ukrainë kanë penguar bisedimet e suksesshme të ndërmjetësuara nga Ankaraja midis Moskës dhe Kiev-it.
Kështu ka deklaruar presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, sipas raportimeve të “Agjencisë Anadolu”.
“Palët kanë bërë përparim të prekshëm në bisedime, por ngjarjet në Bucha dhe Irpen, përdorimi i civilëve të Kramatorsk-ut si objektiv, hodhën një hije mbi përpjekjet tona”, u shpreh Erdogan me keqardhje.
Kreu i shtetit vuri në dukje se Turqia do të vazhdojë të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme.
Kjo, për t’i dhënë fund armiqësive në Ukrainë dhe për të arritur paqen e qëndrueshme midis Moskës dhe Kiev-it.
“Arritja e një armëpushimi dhe më pas e paqes së qëndrueshme mes dy fqinjëve tanë do të jetë një nga veprat më të mira të bëra në emër të njerëzimit”, theksoi lideri turk.
Ai nënvizoi më tej se nuk do të ketë fitues në këtë luftë, pasi i gjithë njerëzimi po humbet.
Sipas Erdogan-it, ndërsa konflikti vazhdon, si humbjet njerëzore ashtu edhe kostot ekonomike po rriten.
“Bota jonë po shkon drejt pasigurisë së madhe”, tha më tej presidenti turk.
Kreu i shtetit siguroi se Turqia do të kërkojë të arrijë një “rezultat të kënaqshëm për palët dhe komunitetin ndërkombëtar” në bisedimet ruso-ukrainase në Stamboll.
Në përmbyllje ai shprehu besimin se një zgjidhje paqësore për krizën ukrainase mund të gjendet përmes dialogut dhe ruajtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Texas-i fal ushtarin amerikan që qëlloi protestuesin e Black Lives Matter
-
Plagosje në Prizren, i dyshuari në arrati
-
“Paaftësi”, “papërgjegjësi”, “joseriozitet”, “fitore e pushtetit, jo e shtetit”, shansi i humbur për t’u anëtarësuar në KiE
-
Ambasadorja e SHBA-ve në NATO, thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor të rrisin shpenzimet e mbrojtjes
Lajmet kryesore
-
Mustafa për AP: Paradoksal dhe jo-serioz propozimi i Qeverisë për Asociacionin që s’e ka trajtuar dialogu
-
Vula e PD-së, Apeli cakton datën e gjykimit
-
Dëshmia rrëqethëse e një neurokirurgu amerikan që shkoi në Gaza për të shpëtuar jetë
-
“Paaftësi”, “papërgjegjësi”, “joseriozitet”, “fitore e pushtetit, jo e shtetit”, shansi i humbur për t’u anëtarësuar në KiE