Vladimir Putin ka nderuar brigadën ushtarake, e cila akuzohet drejtpërdrejt për masakrën në rrethinën e Kievit, Bucha, sipas raportimeve të fundit nga Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP).
Një dekret i firmosur nga presidenti rus, i ka dhënë titullin e “Rojeve të nderit” brigadës së 64-ët të mjeteve ushtarake, nën arsyetimin e “Heroizmit, vlerave, trimërisë dhe këmbënguljes ushtarake”.
Mbi masakrën e ndodhur në qytetin e Bucha-s, ka versione të ndryshme të ngjarjes nga dy palët.
Kievi, pretendon se përpara ikjes së rusëve nga qyteza periferike, rreth 400 persona janë vrarë dhe lënë të dergjen rrugëve, ose janë groposur në varre masive.
Nga ana tjetër, sipas Moskës, ky është thjesht një inskenim dhe propagandë e Ukrainës, për të dënuar Rusinë mbi një ngjarje “të paqenë”, në bazë të deklarimeve nga Kremlini.
Bucha ishte edhe një ndër qytezat e vizituara nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Kiev.
Nga çfarë ajo pa aty, shprehu një shok të thellë dhe garantoi se ndërkombëtarët do të hetojnë gjithçka ka ndodhur e do të vënë në përgjegjësi autorët.
Megjithatë, Perëndimi ka ngurruar ta cilësojë si gjenocid atë çfarë ka ndodhur në Bucha. Diçka, të cilën presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka artikuluar shpesh.
Bucha mbetet ende një nga pikat e nxehta të bisedës, sa i përket luftës në Ukrainë.
Ndërkaq, vëmendja është zhvendosur drejt Lindjes, në Mariupol, ku Rusia është pranë marrjes së qytetit kyç për lidhjen e Donbass-it me Krimenë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pezullohen negociatat për pengjet në Gaza
-
Shqipëria “rrezikon përkeqësimin” e rezultateve në testin PISA – Intervistë e Albanian Post me Irida Xhurën, specialiste arsimi
-
Mbyllja e rrugëve ilegale s’po e ndalon hyrjen e armëve, Sveçla në kontradiktë me veten
-
Turistët në Mbretërinë e Bashkuar braktisin Spanjën dhe Greqinë për Shqipërinë, thotë gjigandi turistik
Lajmet kryesore
-
Shqipëria “rrezikon përkeqësimin” e rezultateve në testin PISA – Intervistë e Albanian Post me Irida Xhurën, specialiste arsimi
-
Turistët në Mbretërinë e Bashkuar braktisin Spanjën dhe Greqinë për Shqipërinë, thotë gjigandi turistik
-
Sllovakia, një vend pre i urrejtjes
-
Mbyllja e rrugëve ilegale s’po e ndalon hyrjen e armëve, Sveçla në kontradiktë me veten