Lajme

Rusët po përballen me një luftë guerile në territorin e tyre, sipas inteligjencës ukrainase


Ministria ruse e Transportit po siguron funksionimin e hekurudhës ruse me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe FSB-në.

Rritja e masave të sigurisë po vjen pas “kërcënimit të ndërhyrjes në funksionimin e objekteve të infrastrukturës së transportit të vendosura në kufijtë e rajonit të Rostov-it dhe Territorit të Krasnodar-it”, raporton inteligjenca ukrainase.

Lajmin e bën të ditur agjencia ukrainase “ZN.ua”.

“Për herë të parë, masat kundërsabotuese në hekurudhën ruse u futën me fillimin e agresionit kundër Ukrainës për një kohë të shkurtër, duke llogaritur në një sulm të shpejtë (blitzkrieg). Pas dështimit të planit fillestar, veprimi i tyre vazhdon dhe intensifikohet rregullisht”, nënvizohet në raport.

Bjellorusët minuan qëllimisht binarët në mënyrë që pushtuesit të mos dorëzonin armë në vendet e nevojshme për t’i përdorur ato në luftën kundër Ukrainës.

Gjithashtu, nuk mund të harrohen shpërthimet në depon e naftës në Belgorod – ato shkaktuan panik në rajone të tjera të vendit agresor.

“Kjo shënoi fillimin e një lufte guerile dhe transferimin e armiqësive në territorin e Federatës Ruse”, zbulon inteligjenca ukrainase.

Kujtojmë se partizanët bjellorusë iu përgjigjën thirrjes së ukrainasve për të organizuar një “luftë hekurudhore”.

Kjo, për të parandaluar Rusinë që të transferonte ushtarë, armë dhe pajisje në Ukrainë për të vazhduar luftën.

Që nga 8 prilli, më shumë se 80 akte sabotimi janë regjistruar në hekurudhat bjelloruse.

Javët e fundit, oficerët bjellorusë kanë arrestuar dhjetëra punonjës të hekurudhave dhe “sulmues të dyshuar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore