Asnjë humbje jete nuk është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Shqipëri, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 87 raste të reja.
Që prej fillimit të muajit mars, rastet dhe humbjet e jetës nga coronavirus-i kanë parë rënie.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, 131 pacientë janë shëruar. Ndërsa, të shtruarit në spitale janë 15, nga të cilët një është në gjendje të rënduar.
Sakaq, nga 1 mijë e 188 testime, kanë rezultuar 38 raste aktive në Tiranë, shtatë në Sarandë, pesë në Lushnje, nga katër qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, Korçë, tre në Pogradec, nga dy qytetarë në Elbasan, Kuçovë, Delvinë, Divjakë, Fier, Lezhë, nga një qytetar në Shkodër, Kukës, Tropojë, Durrës, Krujë, Patos, Himarë, Skrapar, Peqin, Gramsh..
Në total, janë në gjithë Shqipërinë 453 raste aktive. Vdekjet nga pandemia janë 3 mijë e 492, që prej fillimit, dy vjet më parë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rrëfimi rrëqethës i Ermal Metës për sulmet e panikut: Për një kohë të gjatë u vetësabotova, përfundova në telashe me sjellje të paqarta, terapia ishte themelore
-
Çfarë parashikon projektligji me kushtet e reja për abortin dhe lindjet invitro?
-
Afganët e ‘harruar’ në Shqipëri në pritje të vizave amerikane
-
Parashikimi i motit, 29 prill 2024