Gruaja e ish-deputetit ukrainas, Igor Kotvitsky, u kap duke sjellë 28 milionë dollarë të paketuara në valixhe në kufirin hungarez, raportojnë mediat ukrainase.
Anastasia Kotvitska, gjendej në një pikë kontrolli në Vylok, kur doganat hungareze zbuluan çantat me dollarë amerikanë dhe euro në një furgon. Përveç 28 milionë dollarëve, valixhet gjithashtu thuhet se ishin mbushur edhe me1.3 milionë euro.
Kotvitska ishte duke udhëtuar me dy shtetas hungarez si dhe me nënën e saj, Galina Kuche.
Një çështje penale është hapur tani nga Byroja Shtetërore e Hetimit që akuzon Kotvitska-n për mosdeklarim të parave.
Burri i Kotvitska-s, i cili dikur ishte një nga politikanët më të pasur në Ukrainë, tha se historia është e rreme dhe “paratë e tij supozohet se vazhdojnë të ruhen në bankat e Ukrainës”.
“Unë nuk kam marrë asgjë,” tha Kotvitsky.
Ai i tha revistës “The Times” se gruaja e tij po largohej nga Ukraina për të lindur, por nuk e pranoi se i kishte paratë me vete.
Biznesmeni rus, Seyar Kurshutov, shkroi për incidentin në një postim në Facebook më 20 mars se zyrtarët ukrainas “nuk i vunë re” çantat.
Nuk ka pasur asnjë përgjigje zyrtare nga doganat, shkruanin mediat ukrainase, duke shtuar se informacioni ende po verifikohej.
Kotvitsky mohoi që gruaja e tij të ishte arrestuar.
Ka një ndjeshmëri të madhe në Ukrainë për elitën e pasur që kërkon të çojë pasurinë e saj jashtë vendit, duke shmangur frenimin e ikjes sw kapitalit në një kohë kur fati i vendit varet në balancë.
Kovitsky thuhet se kontrollon nëpërmjet bashkëpunëtorëve Sistemet e Energjisë Bërthamore të Ukrainës dhe depozitat e uraniumit në vend.
Ai shihet gjithashtu se ka lidhje të ngushta biznesi dhe politike me ish-ministrin e Brendshëm, Arsen Avakov.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
U cilësua si “propozim i çmendur”, deputeti belg insiston në ndërtimin e një burgu në Kosovë
-
Java e Evropës 2024/ Ambasadori Gonzato: BE, partneri më i madh në Shqipëri
-
Projeksionet parashikojnë një garë me tre drejtime për përbërjen e re të Parlamentit Evropian
-
Ministrat e jashtëm evropianë mbeten të ndarë në ndryshimin e traktateve për zgjerimin e BE-së
Lajmet kryesore
-
“Jam i gëzuar që do bashkëpunoj me një profesor si Mickoski – kemi program fantastik me VMRO-në”, Arben Taravari intervistë për Albanian Post
-
Strategji kombëtare kundër emigracionit, Balla: Synojmë të frenojmë kërkesat për azil
-
Në ujërat greke, aty ku vendet evropiane mësojnë të luftojnë pa ndihmën amerikane
-
Bardhi: Keni refuzuar çdo kërkesë të PD për interpelancë me Ramën, Çuçi: S’ka asgjë urgjente