Një telefonatë dypalëshe është zhvilluar të enjten e 18 shkurtit midis Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin.
Objekti kryesor i bisedës kanë qenë çështjet rajonale, në veçanti, konflikti Nagorno-Karabakh. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria Turke e Komunikimeve.
Gjatë diskutimeve, kreu i shtetit Turk, i ka sugjeruar homologut të tij rus një takim midis ekspertëve të dy vendeve dhe autoriteteve në Azerbajxhan. Kjo, për të rivendosur një mënyrë më efikase transporti në pjesën e sipërme të Karabakh-ut. Gjithçka, sipas marrëveshjes së nënshkruar në 11 janar.
Nën ndërmjetësimin e Putin-it, u theksua zbatimi i armëpushimit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, që prej nëntorit 2020.
Gjatë konfliktit, ushtria azerbajxhanase çliroi disa qytete dhe mbi 300 vendbanime nga pushtimi armen. Kjo ndodhi në periudhën shtator-nëntor 2020. Ndërkohë marrëveshja me ndërmjetëse rusinë, u shënjua më 10 nëntor 2021, për pushimin e luftës.
18 shkurti, nga ana tjetër, shënon edhe 69 vjetorin e anëtarësisë së Turqisë në NATO. Në një postim të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Twitter, nënvizohet roli i Turqisë në aleancë.
“Në solidaritet me partnerët tanë, do të vazhdojmë të japim kontribute vendimtare për NATO-n. Ne jemi Nato”.
Në të njëjtën ditë, Turqia jep dy mesazhe kontradiktore. Njëri pro rus dhe tjetri pro perëndimor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ngrihet Kryesia Ekzekutive e Partisë së Lirisë
-
Kearns kërkon nga SHBA-ja t’i publikojë të gjeturat e sulmit në Banjë, kërkon që Kosovës mos t’i bëhet presion për Asociacionin
-
“Serbia s’radhitet në mesin e shteteve që ndërtojnë të ardhmen mbi vlera njerëzore” – kërkohet drejtësi për masakrën në Studime
-
Serbia “vlerëson dhe mbështet” përpjekjet e Lajçakut për Asociacionin
Lajmet kryesore
-
Ali Ahmeti ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës, Rama: Është ndër shqiptarët më të mirë të historisë kombëtare
-
‘Kuvendi shkeli ligjin për votën e Diasporës’, Alibeaj: Çështja duhet të shkojë në SPAK
-
Versioni i Trump: Sërish dhunë nëse nuk fitoj? Varet
-
Shqipëria drejt prodhimit të dokumenteve digjitalë të identifikimit