Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) ka publikuar përmbledhjen e performancës 12-mujore të të Ardhurave dhe Shpenzimeve. Dokumenti reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve gjatë pandemisë.
Gjithashtu, MFE ka pasqyruar sipas tyre edhe rritjen e shpenzimeve në ndihmë të bizneseve dhe individëve të prekur nga pandemia, si dhe ecurinë e investimeve në prioritetet e Qeverisë.
Të ardhurat totale, sipas rishikimit për vitin 2020 u realizuan në masën 425.6 miliardë lekë ose sa 95.3% e planit. Krahasimisht me një vit më parë, të ardhurat janë tkurrur me 34.7 miliardë lekë.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave raportuan reduktim të të ardhurave me 6.8%, ose 27 miliardë lekë më pak nga viti i shkuar. Në raport me pritshmëritë, të rishikuara përmes Aktit Normativ 28, arkëtimet ishin 2.8% më pak se plani vjetor, në vlerën e 10.8 milardëve.
Respektivisht, të ardhurat tatimore për vitin 2020 ishin në masën 219 miliardë lekë, 4.5 miliardë më pak se 2019.
Nga ana tjetër të ardhurat doganore u realizuan në masën 93.9% e në vlerën 153.1 miliardë lekë, duke pësuar rënie prej 9.9 milardë lekë nga viti i shkuar fiskal.
Përsa i përket shpenzimeve të përgjithshme publike, ato u realizuan në masën 97.6% të planit. Shpenzimet përkthehen në 536.3 miliardë lekë, 44.4 miliardë lekë më shumë se viti 2019 ose 9%.
Niveli i deficitit për vitin 2020 ishte 110.67 miliard lekë nga 132.96 miliardë lekë që ishte planifikuar. Ky nivel për vitin 2020 përbën një rritje me 79.1 miliardë lekë nga viti i shkuar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Forcat izraelite thonë se kanë nën kontroll anën lindore të Gazës, në kalimin Rafah
-
Meta mbledh Kryesinë e PL-së, merr zotim të çlirojë administratën nga korrupsioni dhe nepotizmi
-
Aksioni policor në Tepelenë zbulon shtëpinë e barit me mbi 230 rrënjë kanabis, shoqërohen 4 persona
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
Lajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet