Partia më e madhe opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka paditur Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) si dhe ka iniciuar komision hetimor parlamentar nën dyshimin për keqpërdorimin e dhjetëra miliona eurove nga ana e qeverisë gjatë krizës energjetike.
Sipas PDK-së, me këtë akt kanë vepruar në mbrojtje të interesit publik, duke parashtruar Padi kundër Vendimit të ZRrE-së , me të cilin janë aprovuar tarifat e reja të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë.
“Vendimi i ZRRE-së, meriton shqyrtim gjyqësor në gjykatën kompetente, pos tjerash, edhe për faktin e mos përfshirjes në strukturën e re tarifore të pagesës së energjisë elektrike – të katër komunave veriore, duke diskriminuar kështu qytetarët e pjesës tjetër të vendit”.
“ZRRE, duke mos përfshirë në strukturën e re tarifore të pagesës së energjisë elektrike, katër komunat veriore, përveç diskrimimit mbi bazën e vendbanimit, ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në cenimin e parimit të sundimit të ligjit dhe shtrirjes së sovranitetit shtetëror në pjesën veriore të shtetit”, thuhet në njoftimin e PDK-së në rrjetin social Facebook.
Sipas partisë më të madhe opozitare e cila tashmë ka iniciuar Padi ndaj ZRrE-së, “vendimi i kontestuar, po ashtu ka të meta në pikëpamje të plotësimit të kushteve ligjore të procedurës administrative të cilat sigurisht do të argumentohen dhe provohen në procedurën kontestimore në Gjykatë”.
Për PDK-në, ky vendim për të paditur Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, ka ardhur pasi Grupi Parlamentar i tyre ka parashtruar edhe kërkesën për themelimin e komisionit hetimor parlamentar, “në të cilin do të hetohen vendimet, veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë dhe institucioneve të tjera, në raport me menaxhimin e sektorit të energjisë, veçanërisht në muajt e krizës energjetike në të cilën u keqpërdorën dhjetëra miliona euro, pa plan, pa strategji, pa transparencë dhe në mënyrë të kundërligjshme”, thuhet në njoftim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet