Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga coronavirus-i në Shqipëri, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 75 persona.
Shifrat dhe fatalitetet javët e fundit kanë parë një ulje të ndjeshme.
Në Spitalin Infektiv janë duke marrë trajtim spitalor të specializuar 45 pacientë, ku pesë prej tyre janë në gjendje të rënduar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 104 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267 mijë e 776 që nga fillimi i epidemisë.
Gjithashtu kanë humbur jetën 3 mijë e 483 qytetarë që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri,
Aktualisht janë 1 mijë e 153 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve për t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit që po ofrojnë shërbimin kudo në vend.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit