Lajme

Rubla “në koma”, rusët mësyjnë bankomatet


Në Rusi, vlera e dollarit në tregun e parave të gatshme regjistroi rekorde të reja – që nga mëngjesi i 9 marsit, ajo arriti në 190 rubla.

Kjo dëshmohet nga të dhënat e monitorimit të banki.ru.

Në të njëjtën kohë, shumë këmbime valutore në Federatën Ruse kanë mbetur pa para, ato nuk hapen, sepse janë bosh.

Dhe Banka e Rusisë vendosi “për shkak të situatës aktuale” të mos hapte tregtimin e aksioneve.

Mbrëmja në Moskë nuk kaloi e qetë dhe media vendase ka filmuar radhën në njërin prej bankomateve të zonës.

Kujtojmë se Banka Qendrore e Federatës Ruse i ndaloi bankat t’i shesin valutë popullatës në gjashtë muajt e ardhshëm.

Gjithashtu, rusët me llogari në valutë të huaj mund të tërheqin jo më shumë se 10 mijë dollarë. Pjesa tjetër do të merret vetëm në rubla.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore