“Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, po shpërndan lajme të rreme, sikur Ukraina po përpiqet të rikthejë arsenalin e saj bërthamor”.
Nëpërmjet një postimi të fundit në Twitter, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka akuzuar drejtpërdrejt homologun e tij rus, Sergey Lavrov, se po përpiqet të përhapë lajme të rreme në media, sikur Kievi po sheh mundësinë e rikthimit të arsenalit bërthamor në territorin e tyre.
“Kjo është cinike. Është një gënjeshtër flagrante nga ana e Rusisë, e cila tashmë ka filluar bombardimet në centralet bërthamore të Ukrainës”, shkruan Kuleba.
Ndër të tjera, duke parë sulmin e fundit në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia-s, kryediplomati ukrainas ka gjetur mundësinë të formulojë edhe një kërkesë të radhës për Perëndimin.
Russian FM Lavrov spreads disinfo by falsely alleging Ukraine wants to restore its nuclear arsenal. Once again: This is a cynical, blatant lie by Russia who itself fires at nuclear facilities in Ukraine. Safe zones must be established around them to prevent disaster in Europe.
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) March 4, 2022
“Zona të sigurta duhet të vendosen në Evropë përreth centraleve bërthamore, për të parandaluar katastrofën në gjithë Evropën”.
Nga të dhënat e deri tanishme, prej sulmit rus në Zaporizhzhia, nuk ka dëme në termocentral. Gjithsesi, rreziku mbetet i lartë për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.
Vetë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se nëse do të ishte dëmtuar ndonjë nga reaktorët, pasojat do të ishin gjashtë herë më shkatërruese se sa ato të shpërthimit të ndodhur në Çernobil në vitin 1986.
Shqetësime mbi aktin e dhunshëm të Rusisë, e cila ka marrë tashmë kontrollin e Zaporizhzhia-s, kanë ardhur edhe nga ana e Perëndimit.
Por, pavarësisht këtij fakti, aleatët e NATO-s e kanë theksuar se ndërhyrje ushtarake, nuk do të ketë, pasi kjo mund të provokonte një luftë edhe më të madhe për kontinentin evropian.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gonzato në Ditën e Evropës: Duhet të përfundojmë procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor
-
Ambasadori italian në Serbi: Pa progres në formimin e Asociacionit, s’është momenti për anëtarësimin e Kosovës në KiE
-
Alibeaj: Mbi 110 deputetë u bënë bashkë për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu
-
Rezoluta e PS-së për antikorrupsionin, Basha: Vështirëson punën e SPAK
Lajmet kryesore
-
Ali Ahmeti fiton – përsëri – zgjedhjet, kësaj radhe i dyti me deputetë në nivel republikan
-
“Dita e Evropës”, Rama: Shqipëria, më afër se kurrë ëndrrës së vjetër
-
Për Putinin, Gaza është një dhuratë e përjetshme
-
Mungesa e instituteve hetimore, ngadalëson procesin për ngritje të aktakuzave për sulmin në Zveçan dhe Banjë