Shqipëria

Shqipëri/ Bie numri i vdekjeve nga COVID-19


Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy humbje jete nga coronavirus-i në Shqipëri, dhe kanë rezultuar pozitivë 279 persona.

Në Spitalin Infektiv janë duke marrë trajtim spitalor të specializuar 73 pacientë, ku 13 prej tyre janë në gjendje të rënduar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 483 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 263 mijë e 518 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, kanë humbur jetën 3 mijë e 453 qytetarë.

Aktualisht janë 3 mijë e 763 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve për t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit që po ofrojnë shërbimin kudo në vend.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore