Nëse veshkat nuk punojnë siç duhet, mbetjet e ndryshme nga trupi do të fillojnë të grumbullohen në gjak.
Ju ndoshta supozoni se veshkat tuaja funksionojnë siç duhet, por ekziston një mundësi e madhe që të mos e dini se diçka nuk është në rregull.
Gjegjësisht, shumica e njerëzve që kanë sëmundje kronike të veshkave nuk janë diagnostikuar ende sepse simptomat janë shpesh të padukshme.
Prandaj është e rëndësishme të njihni të gjitha shenjat e sëmundjes, përfshirë edhe atë që mund të ‘fshihet’ në fytyrë, siç mund të jenë sytë e fryrë – një shenjë e hershme e sëmundjes së veshkave.
Simptoma të tjera
Kur veshkat nuk punojnë mirë, ato e kanë më të vështirë të kryejnë funksionin e filtrimit, për këtë arsye proteinat ekskretohen në urinë.
Humbja e proteinave nga trupi rezulton në ruajtjen e lëngjeve dhe substancave të tilla si kalciumi dhe fosfati rreth syve, gjë që shkakton ënjtje të qepallave.
Sytë e ënjtur mund të jenë edhe shenjë stresi, mungesë gjumi apo alergji, ndaj është e rëndësishme të dini se cilat shenja paralajmëruese të sëmundjes së veshkave mund të manifestohen nga ënjtja e syve.
Domethënë, nëse sytë tuaj janë veçanërisht të fryrë në mëngjes, kjo është një shenjë e zakonshme që diçka nuk është në rregull me veshkat tuaja.
Përveç kësaj, sytë mund të jenë të thatë dhe të irrituar. Sytë e fryrë ndoshta nuk janë simptoma e vetme e dëmtimit të veshkave.
Gjithashtu është e mundur të keni duar dhe këmbë të ënjtura, të ndjeni lodhje të vazhdueshme, ulje të oreksit, të vjella herët në mëngjes, të vëreni ndryshim në ngjyrën e urinës ose të urinës me shkumë, lëkurë të thatë ose kruarje, dhimbje në shpinë dhe në fund të barkut.
Pasojat afatgjata
Kontrolloni shëndetin e veshkave nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma. Sëmundja e veshkave mund të shkaktojë pasoja serioze afatgjata, por diagnostikimi i hershëm do të reduktojë shumë komplikimet.
Sëmundja kronike e veshkave mund të prekë pothuajse çdo pjesë të trupit dhe të çojë në sëmundje të zemrës, komplikime të shtatzënisë, reduktim të reagimit imunitar dhe anemi. Përveç kësaj, dëmtimi i pakthyeshëm i veshkave (nëse nuk trajtohet) mund të çojë në nevojën për dializë dhe transplantim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA
-
Një mënyrë jetese e shëndetshme mund të kompensojë gjenetikën me 60% dhe t’i shtojë 5 vjet jetës, thotë studimi
-
Selena Gomez reflekton mbi shëndetin mendor, rëndësinë e tij dhe tejkalimin e sfidave
-
Sekretet për të pasur një super kujtesë në moshën 80-vjeçare
Lajmet kryesore
-
Zgjedhjet: Deri në ora 17:00 votuan 46.93% për parlamentare, 42.33% për presidenciale – arrihet censusi
-
Banka e Shqipërisë nuk e ndryshon normën bazë të interesit, Sejko thotë se inflacioni po bie
-
Mitsotakis: Ardhja e Ramës në Athinë është e panevojshme, s’ka ftesë nga Qeveria greke
-
Escobar: Asociacioni dhe Këshilli i Evropës janë të ndërlidhura, s’e kuptojmë pse Kosova s’e përmbush obligimin