Prodhuesi tajvanez ProLogium Technology Co i baterive ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Mercedes-Benz për të ndërtuar automjete testuese të pajisura me bateri të gjendjes së ngurtë.
Përmes një deklarate, ProLogium ka thënë se do të marrë një investim miliona eurosh nga prodhuesi gjerman i makinave luksoze.
Kurse ky i fundit do të sigurojë një vend në bordin e ProLogium.
Agjencia e lajmeve, “Reuters”, tregon se prodhuesi i baterive do të përdorë investimin për zhvillimin e teknologjisë së baterive dhe për të ndihmuar në krijimin e kapaciteteve të prodhimit në Evropë.
Gjithashtu partnerët kanë rënë dakord për momentet historike që përfshijnë përdorimin e teknologjisë së baterive në gjendje të ngurtë në një sërë automjetesh të pasagjerëve në gjysmën e dytë të dekadës.
“Teknologjia e gjendjes së ngurtë ndihmon në uljen e madhësisë dhe peshës së baterisë”, ka dalluar Markus Shafer, shefi i teknologjisë te prodhuesi gjerman i automjeteve.
Për të, “kjo është arsyeja pse ne jemi partnerë me kompani si ProLogium”.
Bateritë në gjendje të ngurtë përdorin shtresa të holla elektrolitesh të ngurta, të cilat bartin jonet e litiumit midis elektrodave.
Ato shihen me rëndësi për automjetet elektrike, pasi mund të ruajnë më shumë energji, të karikojnë më shpejt dhe të ofrojnë siguri më të madhe se bateritë litium-jon që mbështeten në elektrolite të lëngëta.
ProLogium është bërë prodhuesi më i fundit i baterive që bashkohet me Mercedes-Benz, pasi prodhuesi gjerman i automjeteve punon për t’i bërë të gjitha automjetet tërësisht elektrike deri në vitin 2030.
Jo vetëm kaq. Ai kërkon të arrijë hapin e kompanisë lider të makinave elektrike, Tesla.
Nga ana tjetër, ProLogium synon të përshpejtojë zhvillimin e një fabrike të re deri në fund të vitit 2022 për të ecur drejt prodhimit masiv të baterisë në gjendje të ngurtë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
Allen pas takimit me Kurtin: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet që kanë bërë Kosova dhe Serbia
-
Kryeministri sllovak jashtë rrezikut për jetën, por mbetet në terapi intensive
-
Të hënën arrin në Kosovë kontingjenti i 41-të i ushtarëve kroat në kuadër të KFOR-it
Lajmet kryesore
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
Emigrantët, gjysma e BE-së kërkon të ndjekë modelin e Shqipërisë me Italinë
-
Kryeministri sllovak jashtë rrezikut për jetën, por mbetet në terapi intensive
-
Allen pas takimit me Kurtin: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet që kanë bërë Kosova dhe Serbia