Sezoni i tretë i filmit fantastiko-shkencor “Snowpiercer” është rikthyer në kompaninë Netflix, çdo të martë.
Seritë e reja, të cilat zgjasin gjer në muajin mars 2022, do të kenë mundësitë t’i shijojnë abonentët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Çfarë mund të presim nga “Snowpiercer 3”?
Për të gjithë ata shikues që nuk e njohin “Snowpiercer”, kjo është seria TNT që e kthen Bong Joon-ho nga viti 2013, i cili bazohet në një roman grafik, në një format të serializuar.
Shfaqja filloi në maj 2020 pas vitesh xhirime.
Netflix siguroi të drejtat e filmi ndërkombëtarisht, ndërsa për dy sezonet e fundit do të transmetojë çdo javë nga një episod.
Ndryshe quhet si një “Netflix Original”.
Arsyeja pse Netflix e transmeton ndërkombëtarisht është se shfaqja shpërndahet jashtë Shteteve të Bashkuara nga ITV Studios dhe jo nga Warner Brothers siç ndodh në SHBA.
Suksesi i serialit është gjithashtu i sigurt, duke qenë se tashmë është marrë vendimi edhe për një sezon të 4-t.
Kur do të transmetohet “Snowpiercer 3” në Netflix?
“Ne parashikuam që shfaqja do të rikthehej në janar 2022, çka u konfirmua në fillim të nëntorit 2021. Sezoni 3, episodi 1, fillon më 24 janar 2022 në TNT”, shkruhet në faqen zyrtare të Netflix-it.
“Ky është orari i lëshimit paraprak që pritet për sezonin 3 të Snowpiercer, në nivel ndërkombëtar. Ju lutemi, vini re se datat mund të ndryshojnë!” përmbyllet njoftimi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kevin Spacey rrëzon vendimin e Mbretërisë së Bashkuar në rastin e sulmeve seksuale për gabimin e avokatëve
-
Ariana Grande thotë se xhirimi i filmit “Wicked” ishte “transformues”
-
Emily Blunt thotë se “nuk ka pasur pëlqim për shumë prej aktorëve me të cilët është puthur nëpër xhirimet e filmave”
-
Kevin Spacey kritikon dokumentarin e ardhshëm që do të shqyrtojë akuzat ndaj tij për abuzim dhe sjellje të pahijshme seksuale
Lajmet kryesore
-
Zgjedhjet: Deri në ora 17:00 votuan 46.93% për parlamentare, 42.33% për presidenciale – arrihet censusi
-
Banka e Shqipërisë nuk e ndryshon normën bazë të interesit, Sejko thotë se inflacioni po bie
-
Mitsotakis: Ardhja e Ramës në Athinë është e panevojshme, s’ka ftesë nga Qeveria greke
-
Escobar: Asociacioni dhe Këshilli i Evropës janë të ndërlidhura, s’e kuptojmë pse Kosova s’e përmbush obligimin