Tre partitë kryesore në Shqipëri, ajo Socialiste, Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, janë regjistruar zyrtarisht për procesin e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, ku garohet në gjashtë bashki të vendit.
E fundit në radhë për dorëzimin e formularëve regjistrues, ka qenë pala demokrate, e cila ka përmbyllur procedurën në orët e vona të 25 janarit.
Më herët, kanë qenë dy palët socialiste, ato të cilat bënë regjistrimin përkatës.
Bashkëngjitur me kërkesën për të qenë subjekte politike në 6 mars, të tre partitë kanë dorëzuar edhe emrat për anëtarë të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor.
Sakaq, pritet ende nëse lëvizja e ish-kryeministrit, Sali Berisha, do të futet e mëvehtësuar në 6 mars apo në koalicion me ndonjë forcë tjetër politike, ku më e mundshmja është një marrëveshje me LSI-në. Një prej opsioneve, mbetet po ashtu të ketë thjesht konkurrim të kandidatëve si të pavarur.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Minatorët në protestë para Kuvendit, tentojnë të hyjnë në godinë
-
Aministia Penale, Alibeaj: Pranuat se janë liruar të dënuar nga GJKKO
-
KPK e konfirmoi në detyrë, kërkohet shkarkimi i Prokurorit Erjon Shqarri
-
Prokuroria Gjirokastër: Ka prova të arsyeshme se Thoma Mastora është autori i vrasjes në Dropull
Lajmet kryesore
-
Siljanovska Presidente e re e RMV-së, VMRO merr 58 deputetë, “Fronti Evropian” 19, LSDM 18, “VLEN 13
-
Manja i përgjigjet Alibeajt: 8 të dënuar nga GJKKO-ja përfituan nga Amnistia, nuk janë simbol i korrupsionit
-
Trajnuesit ushtarakë perëndimorë mund të shkojnë në Ukrainë, thotë ministri i Lituanisë
-
Konjufca: Kosova në KiE pa kushtëzime shtesë