I panjohur në fillimet e veta, por më i njohuri në rolet drejtuese përgjatë gjithë historisë së futbollit shqiptar, Armand Duka, presidenti aktual i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) është në krye të këtij posti që nga viti 2002.
Dy dekada, të cilat e kanë bërë atë një njohës shumë të mirë të këtij sporti.
Një figurë shpeshherë e kontestuar, nga ish-futbollist dhe legjenda të sportit, president klubesh, futbollist aktual e shumë të tjerë, por Duka ia ka dalë të jetë në krye të futbollit shqiptar për plot 20 vite.
Edhe pas pesë mandatesh, Duka nuk heq dorë nga futbolli.
59-vjeçari po kërkon mandatin e gjashtë radhazi në krye të qeverisë së futbollit shqiptar.
Ditët e fundit, Bashkia e Tiranës ka përgatitur një dosje voluminoze për të gjitha shkeljet e Dukës në krye të FSHF-së dhe ka kërkuar hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për të.
Akuzat dhe kundërakuzat mes FSHF-së dhe Bashkisë së Tiranës kanë qenë të shumta dhe të shpeshta.
Ndërkohë, zgjedhjet për kreun e ri të qeverisë së futbollit në Shqipëri do të mbahen më 2 mars 2022.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke marrë avokat të dobët, i jep urdhra SPAK-ut sepse e ke një hall
-
Komisioni Hetimor për TIMS publikon listën e dëshmitarëve që do të pyeten: Balla, Rrumbullaku e Hyseni mes tyre
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Meta rreshtohet me VMRO dhe ‘parashikon’ fitoren e tyre në Maqedoninë e Veriut
Lajmet kryesore
-
Me mbi 75% e votave të numëruara “Fronti Evropian” ka 20 mijë vota më shumë se “VLEN”
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
Kasami: Nga nesër mund të shpallim koalicionin e ndryshimit me VMRO-DPMNE