Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka raportuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar pesë fatalitete nga COVID-19.
Ndërkaq shifra e infektimeve të reja nga COVID-19 ka qenë në 2 mijë e 156.
Gjithsej, sipas shifrave të ministrisë janë kryer 7 mijë e 67 testime.
Në ditët e fundit, shifrat e infektimeve pësuan një rritje të madhe për shkak të qarkullimit të variantit të ri Omicron.
Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët dhjetë janë në gjendje më të rënduar.
Nga ana tjetër, janë shëruar 1 mijë e 685 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërsa, pacientë aktivë në të gjithë Shqipërinë janë 23 mijë e 505.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve për t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit që po ofrojnë shërbimin kudo në vend.
Tashmë ka nisur dhe procesi i vaksinimit për fëmijët mbi 12 vjeç. Si, dhe marrja e dozës së tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar gjashtë muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Veliaj pretendon sërish se ‘takimin me SPAK e ka kërkuar vetë’
-
Ngjarja tragjike në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës së dytë
-
Universiteti Columbia në New York anulon ceremoninë kryesore të diplomimit, për shkak të protestave në Gaza
-
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë s’duhet të përzihet me anëtarësimin e Kosovës në KiE