Autoritetet ruse njoftuan të martën e 24 janarit se po ndjekin me shqetësim të madh situatën pasi Shtetet e Bashkuara vendosën 8 mijë e 500 trupa në gatishmëri për t’u nisur në Evropë në rast të një përshkallëzimi të krizës në Ukrainë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov akuzoi Washingtonin për nxitje të tensioneve mbi Ukrainën, duke përsëritur linjën e Moskës se kriza po nxitet nga veprimet e SHBA-ve dhe NATO-s dhe jo nga grumbullimi i saj prej dhjetëra mijëra trupash pranë kufirit ukrainas.
Shtetet perëndimore akuzojnë Rusinë për planifikimin e një sulmi të ri ndaj Ukrainës, të cilën e pushtoi në vitin 2014. Moska mohon çdo plan të tillë, por thotë se mund të ndërmarrë veprime të papërcaktuara ushtarake nëse nuk plotësohen kërkesat, duke përfshirë një premtim të NATO-s për të mos pranuar kurrë Kievin.
NATO tha të hënën se po vendoste forcat në gatishmëri dhe po përforconte Evropën Lindore me më shumë anije dhe avionë luftarakë. Rusia i denoncoi lëvizjet si “histeri” perëndimore.
Peskov tha se presidenti rus, Vladimir Putin do të bisedojë këtë javë me homologun e tij francez Emmanuel Macron, i cili gjithashtu po planifikon të flasë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.
Rusia po pret një përgjigje me shkrim të SHBA-ve këtë javë për listën e kërkesave të saj të sigurisë që ka paraqitur, disa prej të cilave Washingtoni i ka hedhur poshtë si jo-fillestare.
Peskov tha se alarmi i trupave amerikane nuk ndikoi në negociatat sepse faza aktuale e bisedimeve kishte përfunduar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
BE-ja pret nga Serbia të vazhdojë rrugën evropiane, pavarësisht emërimit të Vulinit në pozitë të lartë
-
Turqia ndalon tregtinë me Izraelin
-
Mujanoviç: S’ka asnjë argument logjik, ligjor apo politik për ta mbajtur Kosovën jashtë Këshillit të Evropës
-
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro – SPAK shkatërron bazën me 10 mijë raste mashtrimi në Tiranë
Lajmet kryesore
-
Meta paralajmëron të tjera dosje të nxehta nga SPAK, më të mëdha se “5D” e Bashkisë Tiranë
-
Finalja e Superiores do të arbitrohet nga Anthony Taylor
-
Opozita sllovake shpreson se votimi evropian do ta frenojë kryeministrin populist
-
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro – SPAK shkatërron bazën me 10 mijë raste mashtrimi në Tiranë