Në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor që gëzon “privilegjin” e lëvizjes së lirë pa regjim vizash brenda Bashkimit Evropian, e vetmja është Kosova që gjindet jashtë kësaj lirije të lëvizjes.
Një nga kundërshtarët më të theksuar të heqjes së regjimit të vizave ndaj Kosovës, është Franca.
“Kur vizat u hoqën për Shqipërinë dhe Gjeorgjinë, Komisioni i BE-së tha se ishin përmbushur të gjitha kushtet. Por pas hqejes së tyre, kemi pasur shumë njerëz që erdhën në vendet tona, përfshirë kriminelë dhe esktremistë. Ky liberalizim u abuzua dhe numri i azilantëve fals mori kohë për t’u zgjidhur”, thotë një diplomat evropian për Radio Evropa e Lirë.
Ai gjithashtu tha se vendet skeptike si Franca për mosliberalizim të vizave për Kosovën “tani duhet të sigurohen se në rastin e Kosovës të kenë besim të plotë në qeverinë në mënyrë që mos të kenë probleme, dhe pastaj të bëhet liberalizimi i vizave”.
Siç shkruan REL në bashkëbisedim me ekspertë, problemi i azilkërkuesve të shumtë e të pajustifikueshëm ka rënë konsiderueshëm.
Edhe qeveria e re gjermane e ka plan në koalicionin e saj qeverisës liberalizimin e vizave për Kosovën.
Kosova filloi rrugëtimin e saj drejt liberalizimit të vizave më 19 shkurt 2012.
Në vitin 2018, Komisioni i BE-së dhe Parlamenti ranë dakord që Kosova kishte përmbushur dy kërkesat e fundit për liberalizimin e vizave.
Megjithatë, Këshilli i BE-së nuk e ka mbështetur ende marrëveshjen.
Pengesa kryesore mes qytetarëve të Kosovës dhe udhëtimeve pa viza në zonën Shengen mbetet kundërshtimi i Francës dhe Holandës, pasi qeveritë e të dy vendeve frikësohen se mund të ketë një fluks migrantësh nga vendi sapo të ndodhë liberalizimi i vizave.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin