Policia e Kosovës ka konfiskuar 46 kartela grafike dhe 28 pajisje në fshatin Bllacë të Komunës së Suharekës.
Në një njoftim të policisë, thuhet se më 13 janar të këtij viti, sektori i hetimeve të stacionit policor në Suharekë, në bashkëpunim me ekipin e KEDS-it dhe zyrtarët e Doganës së Kosovës, në fshatin Bllacë, kanë gjetur dhe sekuestruar 28 aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe 46 kartela grafike.
“Për të gjitha këto veprime të njësive të stacionit policor në Suharekë është njoftuar Prokuroria Themelore në Prizren. Po ashtu, KEDS ka konstatuar se rryma ka qenë kyçje ilegale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në fund të njoftimit, policia thotë se marrë parasysh procedurat ligjore lidhur me këtë rast, veprimet e mëtejme do të ndërmerren nga ana e Doganës së Kosovës.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën dhe KEDS-in prej që është marrë vendim që të ndalohet prodhimi i kriptovalutave në Kosovë për ta kursyer energjinë elektrike, ka ndërmarrë dhjetëra aksione në tërë territorin e vendit, duke konfiskuar me qindra e mijëra pajisje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Meta rreshtohet me VRMO dhe ‘parashikon’ fitoren e tyre në Maqedoninë e Veriut
-
“Fronti Evropian” shpallë fitoren
-
Rama ‘sfidon’ drejtësinë e SPAK të zbardhë të vërtetën, pasi Bardhi tha se është thirrur të dëshmojë për çështjen e “rihapur” ndaj Olsi Ramës
-
Gërvalla: Evropa të përgatitet për konflikt në rast se Rusia s’e humb luftën ndaj Ukrainës
Lajmet kryesore
-
“Fronti Evropian” shpallë fitoren
-
Banka e Shqipërisë nuk e ndryshon normën bazë të interesit, Sejko thotë se inflacioni po bie
-
Rama ‘sfidon’ drejtësinë e SPAK të zbardhë të vërtetën, pasi Bardhi tha se është thirrur të dëshmojë për çështjen e “rihapur” ndaj Olsi Ramës
-
Gërvalla: Evropa të përgatitet për konflikt në rast se Rusia s’e humb luftën ndaj Ukrainës